Banorët e Thethit në protestë, kundërshtojnë aksionin për lirimin e hapësirave publike
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje të zaptuara në shkelje të ligjit, ka sjellë reagimin e banorëve dhe investitorëve që preken në Theth.
Mëngjesin e kësaj të mërkure (9 korrik) ata bllokuan rrugën urën hyrëse për në fshat, ndërsa pati edhe momente tensioni me policinë.
Banorët kundërshtojnë prishjen e objekteve, sidomos në kulmin e sezonit turistik, duke kërkuar nga shteti të ndalet.
Pas më shumë se dy orësh bllokim, banorët liruan rrugën hyrëse për në fshat. Sipas burimeve pranë IKMT-së, janë rreth 40 objekte të planifikuara të hiqen në funksion të lirimit të hapësirave publike.
