Banesa e braktisur kërcënonte kalimtarët / Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Shkodër  largon elementët e rrezikshëm

ndertesa babej

Pas raportimeve të qytetarëve për një banesë tejet të amortizuar dhe të braktisur, nga e cila ishin shkëputur pjesë të çatisë duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë menjëherë në rrugën Babaj, duke kryer pastrimin dhe largimin e elementëve të rrezikshëm.

Ndërhyrja u ndoq nga nënkryetari i Bashkia Shkodër, Rudin Beka, i cili u njoh nga afër me situatën dhe masat e marra në terren.

Kjo nderhyrje u realizua me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm, në kuadër të reagimit të shpejtë institucional ndaj problematikave që cenojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.