Balluku paralajmëron bizneset: 7 ditë afat për t’u zhvendosur vullnetarisht nga akset kombëtare

Balluku paralajmëron bizneset

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndjekur nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në aksin rrugor Kombinat–Ndroq–Plepa, ku po hiqen subjektet tregtare të vendosura pa leje pranë rrugës.

Balluku theksoi se aksioni do të vijojë dhe bëri thirrje për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që kanë zënë hapësira në mënyrë të paligjshme. Ajo paralajmëroi gjithashtu gjoba për ata që nuk lirojnë vetë vendin.

Duhet të respektohen distancat nga asfalti. Situata është e rënduar edhe në aksin e Niklës, ku do të ndërhyjmë së shpejti. Nuk do të ketë asnjë tolerim për ndërtimet që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe sigurinë rrugore”, deklaroi Balluku.

Gjatë inspektimi në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, Balluku theksoi se, subjektet tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore duhet të marrin të gjitha masat për të zbatuar kriteret ligjore që përcaktojnë distancën 3 metra nga kanali kullues i rrugës.

Brenda muajit korrik duhet të kenë liruar vullnetarisht territoret. Pas këtij afati do të nisë aksioni për lirimin e akseve rrugore dhe subjektet do të gjobiten. Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë rrugëve, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e tyre.”

Nga ana e saj, drejtuesja e IKMT-së, Dallandyshe Bici, bëri të ditur se është ngritur një taskforcë e posaçme, e cila do të fokusohet veçanërisht në subjektet e përpunimit të mermerit, varrezave të makinave dhe pikave të skrapeve.

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se i gjithë territori monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes pamjeve satelitore dhe përdorimit të dronëve. Sipas saj, të gjitha zhvillimet në terren shfaqen në kohë reale në ekranet e qendrave të monitorimit, duke garantuar një kontroll të plotë dhe të menjëhershëm ndaj çdo shkeljeje.