Ballkaniku i Peshëngritjes, Desjana Koni është e bronztë
Kampionati Ballkanik i të rriturve në peshëngritje, që është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri, ka nisur me medalje për shtangistët kuqezi. Gjithçka është duke ndodhur në Durrës, ndërsa Desjana Koni, peshëngritëse e Partizanit në peshën deri në 53 kilogram, është e bronztë në shtytje dhe në dygarësh.
Në shkëputje ishte e katërta teksa realizoi në provën e parë 71 kilogram. Në të dytën 74 kilogram dhe në të tretë nuk ka mundur të realizojë 77 kilogram. Në shtytje është më e saktë në provat e saj. 85 kilogram në provën e parë, 88 kilogram në provën e dytë dhe 90 kilogram në provën e tretë dhe e bronztë.
Sikurse ishte e bronztë dhe në dygarësh me 164 kilogram. Një meritë e veçantë edhe për trajnerin e Partizanit në peshëngritjes, Ervis Tabaku.
Dhe ky është një sinjal i mirë për peshëngritjen shqiptare, ndërsa e mërkura është për duelin mes Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në peshën deri në 79 kilogram. Atje ku pritet të tjera medalje kuqezi në këtë Kampionat Ballkanik të Peshëngritjes.
