Lajme

Ballkaniada e boksit  – Lazri dhe Jubani kualifikohen në zonën e medaljeve

Dy boksierët e “Tërbuni Boks”,  që po konkurojnë me ekipin kombëtar në Kampionatin Ballkanik të boksit , që po mbahet në Serbi,  kanë arritur të shkojnë në finale.

Katër herë kampioni i Shqipërisë, Jurgen Lazri, i peshës 63 kg, ka arritur të mposhtë kampionin e Moldavisë, Igor Nazarov .

Me këtë fitore, kampioni shqiptar, Jurgen Lazri  është kualifikuar në turin e dytë duke u futur në zonën e medaljeve.

Ndeshja e radhës  për Lazrin do të jetë mbrëmjen e së martës, ku shorti e ka vënë të përballet me kampionin e Rumanisë, Florin Ulmeanu, i cili është njëkohësisht edhe kampioni i Europës në fuqi për këtë peshë.

Ndërkohë, edhe boksieri tjetër i “Tërbuni Boks”, Kristian Jubani, që përfaqëson Shqipërinë në Ballkaniadë, është kualifikuar në finale, ndeshjen e së të cilës do ta zhvillojë me datë 21 nëntor , duke pasur përballë një boksier shumë cilësor nga Rumania, Stoica Serban.

Shkodrani Jurgen Lazri ishte i pari që u ngjit në ring  për Kombëtaren e Shqipërisë duke regjistruar fitoren e parë kuqezi.

Ndërkohë, pas tij kanë boksuar mjaft mirë edhe dy boksierët e tjerë kuqezi, Jurgen Gashi dhe Besian Karaj, të cilët i mbyllen ndeshjet e tyre me fitore. Ndërsa, për Renis Tresen dhe Stiven Xixin, megjithë fuftën e fortë në ring, nuk arritën të dalin fitues duke e mbyllur këtu konkurimin në Ballkaniadë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

9 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

10 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

11 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

11 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

11 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

11 hours ago