Categories: AktualitetLajme

Balla takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit: Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, prioritet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Todd D.Robinson.

Në fokus të këtij takimi, ishte rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Balla bëri me dije se gjithashtu do të intensifikohen përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit.

Në takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Todd D. Robinson biseduam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP. Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Do të intensifikojmë edhe më shumë përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit. Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Messi është më i miri, Cristiano Ronaldo në vend të katërt

Organizata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka hartuar një listë me 10…

12 hours ago

Parlamenti me 67 deputetë të rinj – 47 gra në Kuvend, sistemi u mundësoi fitoren 45 kandidatëve të listës së hapur

Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron…

13 hours ago

Faqe digjitale për ish-të burgosurit e Spaçit, dokumentohen vuajtjet dhe historitë e ish-të dënuarve politikë

Historitë e ish-të dënuarve politik në burgun famëkeq të Spaçit nga sot mund të aksesohen…

13 hours ago

Hoxha: Nga 12 milionë vizitorë asnjë ngjarje kriminale me turistë të huaj

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Kursantët e Studimeve të Larta…

13 hours ago

Arrestohet doganieri dhe 3 punonjës policie, lejuan kalimin e kamionit me drogë në kufi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për…

13 hours ago

Ishte vjedhur nga varri i tij, gjendet pas 30 vitesh busti i këngëtarit Jim Morrison

Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…

19 hours ago