a75309a7aa6c4d00b97483428e0458dc
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij në eventin “Siguri-Vlerësim-Mbështetje” ka deklaruar se nuk do të tolerohet askush që fyen apo godet punonjësit e Policisë së Shtetit.
Balla u shpreh se ka ardhur koha të jepen shembuj konkretë të zbatimit të Kodit Penal ndërsa garantoi se një taktikë e re penale do zejë vend në këtë drejtim. “Do përforcohet në kodin e ri penal dhe ligjin e ri për policinë e shtetit”, tha ai.
“Nëse qytetari e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, kanosë, godasë apo ti rrezikojë jetën në ushtrimin e detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë se toleranca do të jetë zero. Nëse qytetari mendon se ka të drejtë por është punonjësi i policisë që e ka gabim , qytetari ka të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin e tij në rrugë administrative. Por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk do të tolerohet më.
Kush nuk është dakord me urdhrin e punonjësit të policisë, të marrë avokatin, por duhet të vendosim standard të ri në autoritetin e punonjësit të policisë së shtetit.
Nuk pranoj më të shohim pamje ku shtyhet, fyhet, kërcënohet, dhunohet dhe rrezikohet jeta e punonjësve të policisë së shtetit.
Ka ardhur koha të japim shembuj konkretë të zbatimit të kodit penal duke vendosur një standard të ri ndaj kujtdo që guxon të ngrejë dorë kundër policit, kundër shtetit.
Ju garantoj, se do bëj gjithçka që një politikë e re, një taktikë e re penale të zejë vend në këtë drejtim edhe me mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Do përforcohet në kodin e ri penal dhe ligjin e ri për policinë e shtetit”, tha Balla.
Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…
Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…
Krerët e 47 shteteve dhe qeverive, si dhe të institucioneve të BE-së, nisën të premten…
Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës u mbyll mes emocionesh,…
“Nga pasioni te profesionini” ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…
Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…
This website uses cookies.