Bakteri që 70% e popullsisë e ka dhe nuk e di/ Metodat si ta eliminosh.

xr:d:DAFqU-nMk-8:5,j:2023640514564770106,t:23080119

xr:d:DAFqU-nMk-8:5,j:2023640514564770106,t:23080119

I cilësuar si gjeniu i baktereve dhe gjeniu i inteligjencës Helicobacteri Pylori është bakteri më i rrezikshëm i stomakut. Ai është prezent në pothuajse gjysmën e popullatës së botës. Shumica e njerëzve të infektuar me H. Pylori nuk kanë simptoma dhe mund të mos shfaqin probleme. Megjithatë H.Pylori është i aftë të shkaktojë një sërë problemesh të traktit tretës, përfshirë ulçerën duke shkuar deri tek kanceri i stomakut. Disa e trajtojnë me antibiotikë, por ka raste që ai rishfaqet sërish.

Por çfarë është Helicobakter Pylori?

Ky bakter “inteligjent” nuk është i zakonshëm si gjithë të tjerët, vetë struktura e tij spirale është unike dhe e bën të fshihet shumë mirë. Ai është mjeshtër i kamuflazhit, lëviz shumë mirë.

Helicobakter Pylori ul gjithë sinjalet që transmetohen nëpërmjet nervit vagus. Ai fshihet shumë mirë dhe krijon një lloj helmete për tu mbrojtur nga acidi i stomakut dhe prodhon një enzimë që paralizon qelizat tona mund të mbijetojë në dekada në stomakun tonë dhe mund të merret që në vogëli. Por Helicobakteri Pylori duke u fshehur në stomak ndryshon edhe nivelin e acidit rreth e rrotull, saqë dhe antibiotiku nuk e lufton. Ai krijon urth, madje mund të shkaktojë deri edhe kancer.

“Ai mund të jetojë tek ne edhe në gojë, tek mishrat e dhëmbëve, është bakter i traktit tretës, sepse kalon edhe në zorrën e hollë. Në shumë raste e konsumon stomakun tonë dhe ndërron formën e ADN-së së tij. H.Pylori mund të rrijë 50-60 vite në trup i fjetur. Ai mund të shfaqet për shembull në moshën 30 vjeç, ndërkohë që mund ta kemi pasur në trupin tonë që në fëmijëri”. Ky bakter merret nga uji, ushqimi dhe nga një person tjetër, është shumë ngjitës nga pështyma.

Pse disa njerëz e zhvillojnë këtë bakter me simptoma të forta, ndërsa tek disa nuk shfaq shqetësime?

Kjo ka të bëjë shumë me parametrat e organizmit, çdo person e ka ndryshe mukozën e stomakut e nëse kjo e fundit nuk është e fortë bakteret ngjiten shumë më kollaj. Terreni i stomakut të një personi ka të bëjë shumë, 70 përqind e njerëzve në botë e kanë Helicobakterin Pylori. Në Japoni njerëzit vdesin shumë nga kanceri i stomakut sepse kanë një tip Helicobakteri i njohur si Helicobakteri aziatik, i cili është shumë i rrezikshëm.Në aktivizimin e këtij bakteri ndikon edhe niveli i stresit, gjumi, ushqimet që hamë, inflamacioni i përhershëm, pra stili i jetesës ka të bëjë shumë.

“Nëse je në parametra të mira, Helicobakteri fle, por nëse ne dëmtojmë shtresën e mukozës së stomakut tonë ai zgjohet, ka 70 lloje Helicobakteri, sa më shumë ta lemë terrenin, aq më të rëndë e kemi situatën”.   

Por çfarë shkakton Helicobakter Pylori?

Ai shkakton ulçër, kancer, alzhaimer e deri tek demenca e sëmundjet autoimune. 

Si ta kuptojmë që është “zgjuar” Helicobakter Pylori?

“Ka simptoma të ndryshme, varet nga sistemi jonë imunitar. Nëse ndjeni djegie, rëndesë në stomak, edhe pse hani ju duket sikur e keni stomakun bosh. Mund të keni urth, djegie të kraharorit, keni fryrje ekstreme, në mëngjes mund të keni ndjesinë e të përzierës dhe nëse nuk ke probleme me tensionin apo diabetin, shenja të tjera janë edhe disbalancimi i oreksit, gromsitje të shpeshta, aroma e keqe e gojës, etj. Gjithashtu edhe lodhjet kronike, rënie flokësh, mungesë hekuri, dhimbje barku, të kruara në fyt, rënia në peshë apo kërkimi i ushqimeve të ëmbla mund të jenë shenja të prezencës së H. Pylori.

Si e trajtojmë Helicobakter Pylori-n

Kemi kurën me antibiotikë, por ka raste që ky bakter edhe pse ju keni pirë antibiotikët rishfaqet sërish. Kjo ndodh pasi Helicobakteri jeton edhe tek dhëmbët, tek mishrat dhe pllakat e tyre si dhe në gjuhë. Ai jeton gjatë edhe kur mukoza e stomakut është e dobët dhe aciditeti është i ulët. Pijet me gaz gjithashtu ndikojnë që ai të jetojë më gjatë. Ne disbalancojmë zorrën duke vrarë një pjesë të baktereve të mira, ndaj dhe antibiotikët nuk janë kura më ideale.

“Mos konsumoni ushqimet që e ushqejnë atë, proteinat e këqija tek mishrat e përpunuar, vajrat, sheqernat, ushqimet fastfood na dobësojmë mukozën e stomakut, rrisim inflamacionin dhe si rrjedhojë rritet prezenca e Helicobakterit tek ne. Mielli i bardhë transformohet në glukozë, alkooli dhe duhani e bëjnë stomakun më të pambrojtur. Kafeja gjithashtu rrit nivelin e aciditetit, turshitë industrial, etj”.

Ja kush e frenon Helicobakterin Pylor 

Lakra, lëngu i saj përmban sulforan që shkatërron Helicobakterin Pylor. Brokoli, mjalti manuka me aktivitet antibakterial, tretet me ujë e përziejmë me xhinxher dhe hudhër, kjo përbërje e paralizon Helicobakterin. Farat e lirit dhe chia krijojnë një mukozë që e lodh H. Pylorin, aloe vera dhe vaji i ullirit në mëngjes, çaji i kamomilit, çaji i livandos ndikon, si dhe probiotikët ndihmojnë në rregullimin e mikrobiomës së stomakut.

Në mëngjes një lugë vaj ulliri, një lugë mjaltë manuka me pak xhinxher dhe ujë dhe një probiotik të lëngshëm si dhe një lugë kafeje farë e zezë. Në drekë 200 ml lëng lakre dhe një lugë me filizat e brokolit. Pas drekës një çaj kamomil me mente. Mbasdite një hudhër me çaj xhinxheri, ndërsa para gjumit 2 lugë xhel aloe vera dhe çaj jamballi. Midis ditëve kombinohen disa kërpudha medicinale dhe disa elementë shtesë që kanë B12 dhe zink. Pas disa ditësh bëhet një kombinim midis lëngut të karrotës, qumëshit të bajames dhe lëngut të selinosë. Sepse është parë që personat që kanë Helicobakter kanë një mungesë të vitaminës A dhe Zinkut në stomakun e tyre. Pra është shumë e rëndësishme të rregullojmë terrenin e mikrobiomës tonë.