Bakllava shtëpie apo pastiçerie / Shkodranët i qëndrojnë besnikë shijes së shtëpisë
Fundviti sjell në çdo shtëpi aromën e ëmbël të festave dhe tryezat mbushen me shije tradicionale.
Mes përgatitjeve bakllavaja mbetet një nga simbolet më të dashura të kësaj periudhe.
Por shkodranët si e kanë preferuar këtë vit bakllava shtëpie apo pastiçerie ?
Shtëpie apo pastiçerie shijet ndryshojnë por një gjë i bashkon të gjithë, bakllavaja mbetet pjesë e pandashme e festave të fundvitit.
Një ëmbëlsirë që mbledh familjen rreth tryezës dhe i jep fundvitit edhe më shumë ëmbëlsi.
