Babë e bir në pranga / Policia i gjen 114 bimë narkotike të kultivuara në Drisht
Vijon zbatimi i planit operacional antikanabis të Policisë së Shtetit, i koduar “Koordinata”.
Në kuadër të këtij plani, dy shtetas, babë e bir, janë vënë në pranga në fshatin Drisht të Shkodrës, pas hetimeve që i identifikuan si autorë të kultivimit të 114 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Bimët narkotike u zbuluan dhe asgjësuan nga forcat e rendit më datë 2 korrik 2025, ndërsa hetimet çuan në arrestimin e shtetasve S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të dy banues në Drisht.
Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar për të kultivuar bimët në një zonë të pyllëzuar të fshatit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
