Avancon projekti për ujësjellësin në Shkodër – Shtrihen 12 km tubacione, projektit synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm

projekti per ujesjellesin

Katër muaj pas nisjes së zbatimit të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër, janë përfunduar punimet për shtrimin e 12 kilometrave tubacione në linjën kryesore të transmetimit, që nis nga stacioni qendror i pompimit të ujësjellësit.

Faza e parë e projektit ka përfshirë gjithashtu ndërhyrje në rrjetin shpërndarës në zonën e Dobraçit të Ri, duke krijuar bazat për një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit.

Ky investim pritet të zgjidhë problemet e furnizimit me ujë në zonat informale të pjesës veriore të qytetit dhe të përmirësojë ndjeshëm situatën për rreth 2200 familje.

 Projekti, me një vlerë prej 9.2 milionë euro, financohet kryesisht nga Banka Gjermane për Zhvillim (Kfw), dhe parashikohet të përfundojë gjatë verës së vitit të ardhshëm