Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”.Çmimi ju dha për prozën “Dashuria e një Gruaje”, ku me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha “pikturon” në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qenien e saj aq të brishtë, por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla. Eventi ndërkombëtar i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikës së Italisë në Romë.
Shkrimtari Dragusha thotë se ky vlerësim e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.
“Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, nga ana psikologjike dhe nga artistike me diskurset që zhvillohen në këtë tregim. Ndjej kënaqësi e vlerësimit dhe ishte diçka shumë e veçantë”, u shpreh shkrimtari Ndua Dragusha.
Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, çmim ekselence arriti të marrë edhe autorja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”.
Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…
Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…
Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…
Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…
Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…
This website uses cookies.