Australian Open 2026/ Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës kalon ”kufijtë”, Sabalenka s’i shtrëngon dorën Svitolina-s

Sabalenka svitolina

Aryna Sabalenka siguroi ditën e sotme finalen e saj të katërt në “Australian Open” pasi dominoi gjysmëfinalen me tenisten ukrainase, Elina Svitolina, me shifrat 6-2, 6-3.

Pas pikës decizive numri një i botës habiti të pranishmit në “Rod Laver Arena” me sjelljen e saj. Tenistja bjelloruse ngirit duart lart dhe më pas shkoi të takonte arbitren e ndeshjes dhe më pas u rikthyer në fushë duke “injoruar” rivalen e saj nga Ukraina.   

Një episod të tillë e kishin paralajmëruar edhe organizatorët e eventit, të cilët bënë lajmërimin e pazakontë: “Në fund të ndeshjes nuk do të ketë shtrëngim duarsh. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju ftojmë që të respektoni të dyja sportistet në fushë”.