Atmosferë festive në shkollën 9-vjeçare “Seit Can Tagani” Trush / Dhuratat “fluturojnë” si mesazh urimi
Në shkollën 9-vjeçare “Seit Can Tagani” në Trush u zhvillua aktiviteti festiv i fundvitit ku nxënës, mësues dhe prindër u bënë pjesë e një atmosfere festive.
Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të drejtores së shkollës Besë Pëllumbi e cila falënderoi të pranishmit dhe uroi festat e fundvitit.
Mes gëzimit dhe energjisë së festës performanca e nxënësve me dhuratat fluturojne përcolli simbolikën e urimeve dhe emocionin e Vitit të Ri që po afron.
