Atmosferë festive në Shkodër / Qytetarë, emigrantë dhe turistë festojnë fundvitin mes dritave dhe gëzimit

atmos fest shkod

Atmosfera festive e këtij muaji në Shkodër ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Qyteti është gjallëruar nga dritat shumëngjyrëshe, muzika dhe prania e shumtë e qytetarëve.

 Banorët e Shkodrës, emigrantët e kthyer për festat, por edhe turistët vendas e të huaj, shprehen se po i shijojnë maksimalisht këto ditë festive.

Për të gjithë, dëshira e përbashkët mbetet që viti 2026 të sjellë më shumë shëndet, paqe dhe mbarësi.

Shkodra e mbyll kështu këtë vit mes dritave, festës dhe shpresës, me urimin që 2026 të jetë një vit edhe më i bukur për të gjithë.