atmosfera shkoder
Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vehtes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para Bashkisë Shkodër. Ato tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.
“Është një vend i bukur me plot drita, është një atmosferë shumë e bukur. Asht një vend shumë I bukur dhe të gjithëve që do të vijnë do ti bëjë përshtypje.
Është hera e parë që vijmë këtu. Duket një vend shumë i bukur, ne jemi nga Spanja nga Saragoza. Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër duket shumë bukur.
Ne jemi të gjithë nga Spanja. Të gjithë shqiptarët janë shumë të mirë, na pyesim nga vijmë. Eshtë hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes në Shkodër. A doni te ktheheni sërish ? Po kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu.
E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë”,- shprehen turistët
Bashkia Shkodër këtë vit, nisi festën me 1 Dhjetor nën slloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë çdo natë në sheshin para Bashkisë një atmosferë feste, të gërshetuar me shtëpizat që ofrojnë shërbimet dhe produkte për të gjithë si dhe lojrat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.