Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë pas trajtimit mjekësor në Stacionin Hapësinor

Astronautët e NASA

Katër anëtarë të ekuipazhit janë larguar nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe po kthehen në Tokë, pasi një problem mjekësor bëri që misioni i tyre të shkurtohej për një muaj, në evakuimin e parë mjekësor të NASA-s .

Një video nga NASA tregoi astronautët amerikanë Mike Fincke dhe Zena Cardman, kozmonautin rus Oleg Platonov dhe astronautin japonez Kimiya Yui duke u shkëputur nga ISS mbrëmjen e djeshme, pas pesë muajsh në hapësirë.

Koha e nisjes sonë është e papriturpor ajo që nuk më habiti ishte se sa mirë u bashkua ky ekip si familje për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe thjesht për t’u kujdesur për njëri-tjetrin“, tha Cardman para udhëtimit të kthimit.

Agjencia hapësinore amerikane ka refuzuar të zbulojë se cili anëtar i ekuipazhit ka problemin shëndetësor ose të japë detaje rreth problemit, por ka theksuar se kthimi nuk është një emergjencë.

Anëtari i ekuipazhit të prekur “ishte dhe vazhdon të jetë në gjendje të qëndrueshme“, tha të mërkurën zyrtari i NASA-s, Rob Navias.

Kapsula SpaceX Dragon që mban katër anëtarët e ekuipazhit është planifikuar të zbresë në brigjet e Kalifornisë mëngjesin e kësaj të enjte.

Para së gjithash, të gjithë jemi mirë. Të gjithë në bord janë në gjendje të qëndrueshme, të sigurt dhe për ta kujdeset mirë. Ky ishte një vendim i qëllimshëm për të lejuar që vlerësimet e duhura mjekësore të ndodhin në terren, ku ekziston i gjithë spektri i aftësive diagnostikuese. Është vendimi i duhur, edhe nëse është paksa i hidhur”, tha Fincke, piloti i SpaceX Crew-11, në një postim të kohëve të fundit në mediat sociale.