Aston Villa i afrohet mrekullisë, por… kalon PSG

Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve rezultoi të ishte jo e lehtë për PSG-në, ashtu siç mendohej, duke provuar një rrezik të madh në Birmingham.
Dukej mision i përfunduar kur Hakimi dhe Mendes nënshkruan avantazhin e dyfishtë të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique, por Aston Villa nuk u dorëzua dhe u rikthye: Tielemans (34′), McGinn (54′) dhe Konsa (57′) firmosën për 3-2.
Finalja ishte e ndezur dhe vetëm një Donnarumma monumentale i shpëton parisienët, të cilët fluturojnë për në gjysmëfinale.