Aston Villa, Emery i bindur: Presim një rezultat të mirë

Prag Champions për Aston Villan. Skuadra angleze do të dalë në fushë nesër në mbrëmje në shtëpi për të sfiduar Paris Saint-Germain. Do të fillojmë me rezultatin 3-1 për francezët, i arritur në ndeshjen e parë. Për të kaluar në raundin për anglezët do të nevojitet një fitore me të paktën tre gola diferencë për të kaluar në gjysmëfinale. Në funksion të ndeshjes së planifikuar në Villa Park, trajneri Unai Emery foli në një konferencë për shtyp.
“Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e kthimit. Sigurisht, fakti që ata fituan 3-1 ndryshon diçka. A ndryshon shumë? Jo. Sepse ne duhet të fitojmë. Duhet të fitonim me 2-1 dhe tani me 3-1. Por tani duhet të fitojmë me një gol më shumë. Ëatkins? Ai tregoi se është shumë mirë me paraqitjen kundër Southampton. Do të stërvitemi këtë pasdite dhe është e rëndësishme të shohim se si janë të gjithë lojtarët”.
“Luajtëm të shtunën dhe u stërvitëm dje në mëngjes. Ne duhet të stërvitemi sot dhe t’i hedhim një sy secilit lojtar. Nuk e kam në mendje 11-shen fillestare, por kam një plan të përgjithshëm se si duhet të luajmë. Ne po përgatitemi për çdo ndeshje me çdo lojtar. Ata duhet të kuptojnë se si duhet ta menaxhojmë veten jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht”.