Asteroidi i zbuluar së fundmi 2024 YR4, i cili është rreth dy herë më larg se Hëna, mund të godasë Tokën.
Fillimisht, shkencëtarët vlerësuan se shanset për një përplasje ishin 1 në 83 (rreth 1.2%), por vëzhgimet e reja i ngritën shanset në 1 në 43 (rreth 2.3%). Përqindja mbetet e ulët, ndërsa efektet e një përplasjeje me 2024 YR4, gjatësia e të cilit vlerësohet të jetë ndërmjet 40 dhe 90 metra do të ishin domethënëse.
“Një asteroid i kësaj madhësie godet Tokën mesatarisht çdo disa mijëra vjet dhe mund të shkaktojë dëme të rënda në një zonë”, tha ESA në një deklaratë.
Sipas Rrjetit Ndërkombëtar të Paralajmërimit të Asteroideve (IAWN) gjashtë vendet që mund të prekte janë: Oqeani Paqësor lindor, Amerika e Jugut veriore, Oqeani Atlantik, Afrika, Deti Arabik dhe Azia Jugore.
Sipas CBS News, astronomët e klasifikojnë 2024 YR4 si një “vrasës të qytetit”. Nuk pritet të godasë tokën duke lënë një krater, por të shpërthejë në qiell, duke rrafshuar një zonë me madhësinë e një qyteti të madh si Parisi, Londra apo Nju Jorku.
Asteroidi 2024 YR4 u zbulua më 27 dhjetor 2024 , falë një teleskopi special për zbulimin e rrezikut të vendosur në Kili. Është vlerësuar se mund të bjerë në Tokë më 22 dhjetor 2032, sipas sistemeve automatike të paralajmërimit.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.