Asllani një “problem” i Torino-s, Interi s’ka ndër mend ta rikthejë në Milano
E ardhmja e Kristjan Asllanit do të mbetet në duart e Torino-s pasi klubi që zotëron kartonin e lojtarit nuk ka ndër mend të mendojë për këtë argument të paktën deri në verë.
Drejtuesit e Torino-s kanë qenë të qartë duke treguar pozicionin e tyre sa i përket akordit që kanë me Inter-in mbi Asllanin. Sipas tyre lojtari nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe nuk do të paguajnë asnjë shifër gjatë verës për të blerë kartonin e tij.
Ndërsa nga ana tjetër Inter-i nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim duke iu përmbajtur kontratës që ka me skuadrën piemonteze, e cila ka huazuar lojtarin deri në qershorin e këtij vit. Me këtë qëndrim Inter-i ka lënë që për të ardhmen e Asllanit të mendojë vetë lojtari dhe klubi ku është huazuar. Torino së bashku me mesfushorin duhet që të gjejnë vetë një destinacion të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm.
