Kristjan Asllani zbriti në fushë që nga minuta e parë në transfertën ndaj Fiorentinës dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në fushën e blertë, duke dhënë pasimin final në golin e Lautaros dhe duke bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu tek Interi.
“Dua të vazhdoj të rritem me këtë ekip dhe me këta kampionë të mëdhenj. Trajneri më lë gjithmonë të qetë dhe jam i lumtur. U përpoqa të demonstroja cilësitë e mia, mund të isha në vështirësi për mënyrën se si luan Fiorentina, por ne ishim të gjithë mirë dhe vuajtëm së bashku për të sjellë fitoren. E di që Calhanoglu është shumë i fortë, më ndihmon çdo ditë, madje këtë javë më ka folur gjithmonë”, deklaroi mesfushori shqiptar i Interit, pas fitores ndaj Fiorentinës.
Edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thurur elozhe për Asllanin pas ndeshjes: “Asllani bëri mirë sot. Është fat për një trajner që ka një lojtar të tillë që ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Jam i lumtur që shërbeu asistin për golin e Lautaros”.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.