Asgjësohen  mbi 40 mijë bimë kanabis / Vihen nën hetim 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi

asgjk kanabis

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Pecaj, kryetari i fshatit Ura e Shtrenjtë, kryetari  i fshatit Ndrejaj, kryetari  i fshatit Nicaj, kryetari i fshatit Mollë dhe roja mjedisit pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Bzhetë,  kryetari i fshatit Ducaj, njw roje pyjesh dhe kryetari  i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.