Asambleja e SHRF Shkodër – Zgjidhen delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF- së, Matija dhe Pjetri

asambbleja shrf

Ka zhvilluar punimet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF- së, Armando Duka.

Në përshëndetjen e tij, ai ka vlerësuar rolin e Shkodrës në futbollin shqiptar si dhe të shoqatës rajonale.

Fjalën e rastit, e ka mbajtur presidenti i shoqatës rajonale të futbollit Shkodër, Lazer Matija, njëkohësisht edhe president i Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.

Më pas ,me votim u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025.

 Gjithashtu, u miratua edhe ndryshimi i emblemës së SHRF Shkodër.

U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFSh-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të propozuar nga anëtarësia.

Pas votimit të anëtarëve të SHRFL-së u zgjodhën delegatë Lazër Matija dhe Alfred Pjetri.