Arton Podrimcaku largohet nga Vllaznia – Lajmi u bë i ditur nga Klubi i futbollit Vllaznia

podrimcaku

Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përmes faqes së saj se ka mbyllur bashkëpunimin me mirëkuptim me lojtarin nga Kosova, Arton Podrimcaku.

Futbollisti i ardhur nga Kosova, Arton Podrimcaku, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së këtij sezoni futbollistik duke shërbyer si mbrojtës i majtë, por edhe në qëndër të prapavijës, e ka mbyllur para kohe me kuqeblutë.

Podrimcaku u aktivizua pak minuta gjatë këtij sezoni me Vllazninë, ku paraqitja tij nuk  ishte nga më të mirat, duke bërë që pjesën më të madhe të ndeshjeve të mos aktivizohej .

Mëngjerashi ka luajtur me Flamurtarin e Vlorës në kampionatin shqiptar, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatin suedez për Kalmar dhe Oskarshamns.