ARRSH: Rrugët e vendit të kalueshme në të gjitha akset pas reshjeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. Temperaturat kanë pësuar rritje, duke përmirësuar kushtet për qarkullim.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe inertet, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset rrugore ku ka pasur rrezik ngricash.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë në zonat malore ku ka prezencë dëbore.
