Arrestohet shoferi në gjendje të dehur / Dhunoi bashkëshorten me urdhër mbrojtjeje, procedohet 40-vjeçari

policia shkoder motorra

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi më datë 16.01.2025, në fshatin Dajç, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një subjekt lokal në pronësi të një 41-vjeçari. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 39-vjeçar, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në fshatin Reç është konstatuar se kishte hapur një kanal në një sipërfaqe toke për të cilën nuk dispononte dokumente pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.