Arrestohet shoferi i dehur / 43- vjeçari nga Kopliku u kap në drejtimin e automjetit
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 43 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja N. H., 18 vjeçe, i ka humbur portofoli me disa dokumente të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin G. Sh., 54 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi L. Xh., 37 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me forcë dyert dhe muret e spitalit të Pukës, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale ”Dhuna në familje”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
-Më datë 29.04.2025, shtetasi A. R., 24 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në automjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
