Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër / Policia Shkodër: Akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për mashtrim

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P .N., 45 vjeç, banues në Velipojë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi vlerash monetare, shtetasit A. N., 32 vjeç, banues në Velipojë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.