Arrestohet në flagrancë një shtetas / Drejtonte automjetin në gjendje të dehur

POLICIA SHKODER

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetasin K. W., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

-Ditën e djeshme, në  qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi T. D., 73 vjeç, banues në Prishtinë,  i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.