Arrestohet 35- vjeçari / I akuzuar për “Dhunë në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

policia shkoder 15

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë një 35- vjeçar banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa.

 Ndërkohë, Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën një  shtetas në kërkim 38 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale  “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 25-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 38 vjeç, për motive të dobëta.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për një 73- vjecar pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.