Arrestohet 32- vjeçari, iu mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve
![arrestohet 32 vjeci](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/01/arrestohet-32-vjeci.jpg?fit=1024%2C567&ssl=1)
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër .
Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë , por nuk e ka kthyer celularin.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”