Arrestohet 28 – vjeçari / Akuzohet për trafikim të armëve dhe municioneve luftarake

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në policinë e Shkodrës kanë arrestuar shtetasin I. S., 28 vjeç, ndaj të Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kishte caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve luftarake”.
Ndërsa nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor janë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Theth”, shtetasi polak J. S., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë.
Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër janë referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas qe akuzohen per ushtruar dhunë psikologjike ne familje, kryerje të punimeve ndërtimi pa leje si dhe për vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme