Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjëes së lëndëve narkotike në doza.
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Partia Socialiste ka bërë apel që vëzhguesit dhe komisionerët të vijojnë punën për numërimin e…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, departamenti i lëndëve paraklinike dhe klubit studentor “Ndihma…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në…
Bashkia e Fushë- Arrëzit dhe e Pukës janë dy të parat që përfunduan procesin e…
KZAZ nr 2 numëron 106 qendra votimi me 70,959 zgjedhës. Nga numërimi i nisur pas…
Ashtu si procesi i votimit të së dielës, edhe numërimi i votave në KZAZ 5…
This website uses cookies.