AREB Shkodër, prioritetet për vitin 2026 / Orientimi i fermerëve drejt formave të reja të organizimit dhe teknologjisë
Grupimi i fermerëve në ferma të organizuara dhe shoqata të bashkëpunimit bujqësor, si dhe rajonizimi i kulturave bujqësore, po shihen gjithnjë e më shumë nga fermerët e zonave veriore të vendit si mundësi reale për rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave.
Në këto kushte specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) në qarkun e Shkodrës theksojnë se orientimi i fermerëve drejt formave të reja të organizimit dhe përdorimi i teknologjive moderne bujqësore janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Sipas tyre, një tjetër prioritet për vitin 2026 mbetet edhe përdorimi me kriter i produkteve për mbrojtjen e bimëve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, rritjen e cilësisë së prodhimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në qarkun e Shkodrës viti që shkoi, 2025, ka shënuar rendimentet më të larta të prodhimit në disa prej kulturave bujqësore, si misri, duhani dhe vreshtat .
