Arbëreshi i vetëm në konkursin “Pjetër Gaci” / 10-vjeçari i talentuar synon të bëhet pianist i famshëm

Giuzeppe lindi në Itali, por tashmë prej vitesh ai dhe familja e tij janë zhvendosur në Tiranë duke qënë kështu të pakët familje arbëreshe që zgjedhin të rikthehen përgjithmonë.
10- vjeçari i talentuar mori pjesë në konkursin internacional “Pjeter Gaci”.
Giuzeppe ndjehet krenar që është arbëresh.
I frymëzuar nga muzikanti “Pjeter Gaci”, ai synon të shkelë në skena të mëdha.
Giuzeppe ishte i shoqëruar nga familja e tij teksa performoi në piano përpara jurisë dhe artëdashësve të konkursit ndërkombëtar “Pjeter Gaci”.