Antologji e poezisë shqipe për fëmijë / Xhahid Bushati sjell botimin e parë të këtij lloji në letërsinë për fëmijë

Një antologji e poezisë shqipe për fëmijë është botimi më i fundit i shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur shkodran, Xhahid Bushati, që sjell të parin botim të këtij lloji kushtuar letërsisë për fëmijë.
E titulluar “Ku frymojnë ëndrrat fëmijërore”, kjo antologji përfshin 58 autorë nga të gjitha trevat shqiptare, që i përkasin periudhës 1945–2023.
Pjesë e këtij botimi janë shkrimtarët më të njohur të letërsisë për fëmijë, përfshirë edhe emrat e mëdhenj të poezisë shqipe si Kadare, Agolli, Spahiu, Zeqo e të tjerë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar edhe në këtë fushë.
Ky botim, që përqendrohet te njohja dhe analiza e krijimtarisë poetike për fëmijë, pritet të jetë një ndihmesë e veçantë në procesin mësimor dhe edukativ.
Në planet e mëtejshme të shkrimtarit Bushati është edhe botimi i një tjetër antologjie, këtë herë e përqendruar në përrallat shqipe