Një botim i ri dhe shumë i vlefshëm ,kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë, pritet të dalë së shpejti në qarkullim!
Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shkodran, Xhahid Bushati , është autori i Antologjisë së poezisë shqipe për fëmijë, i pari botim i këtij lloji në këtë zhanër.
Antologjia e titulluar “Ku frymojnë motivet fëminore”, që është proces botimi, përfshin 58 autorë nga të gjitha trevat shqiptare, që i përkasin periudhës 1945-2023.
Ky botim pritet të ketë një rol të veçantë në procesin mësimor dhe edukativ.
Pjesë e këtij botimi janë jo vetëm emrat më të njohur të letërsisë për fëmijë, por edhe figura të mëdha të poezisë shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahie Spahiu, Moikom Zeqo e të tjerë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë fushë.
Në planet e mëtejshme të shkrimtarit Bushati është edhe botimi i një tjetër antologjie, këtë herë e përqendruar në përrallat shqipe.
Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…
Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…
Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…
Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…
1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…
This website uses cookies.