Ana Bushgjokaj triumfon në “Luleborë” – Për artisten shkodrane është suksesi i dytë pas atij të vitit 2022

ana bushgjoka f

Edicioni i nëntë i festivalit “Luleborë” kurorëzoi si fituese baladën “Nuk lulëzon pa Zot” të kantautores Ana Bushgjokaj.

Për këtë të fundit, suksesi në “Luleborë” është i dyti pas atij të dy viteve më parë.

 Kënga është dedikim për një person zemre që nuk jeton më.

Ky festival pasuroi me 15 krijime të reja, fondin e artë të muzikës së qytetit.

Artan Bakija nga Gjakova u vlerësua nga juria e festivalit me Çmimin “Simon Gjoni”, kompozitorit të këngës Luleborë.

Me çmimin e dytë të festivalit u vlerësua një tjetër baladë, ajo e artistit nga Kosova, Ermal Demiri,  me këngën “Me mujt”,  ndërsa çmimin e tretë, juria e shpalli për këngëtaren më të re të festivalit, Ea Zoga , me këngën “Të ngjashëm”.

Më herët,  gjatë kësaj mbrëmje,  u vlerësua me Çmimin e Karrierës edhe artisti 89-vjeçar, Gjokë Vata. Festivali “Luleborë” do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim.