Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

amortizimi i rjetit elektrik

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë.

Përveçse kanë krijuar probleme në furnzimin me energji, po bëjnë që banorët e fshatit Mali Hebe në njësinë administrative të Berdicës, të jetojnë me rrezikun çdo ditë.

 Fare lehtë këta tela mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish.

 Ata vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra.

Sipas tyre, është shumë e nevojshme që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të riparuar rrjetin elektrik që furnizon me energji rreth 150 familje të këtij fshati.

Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem jo vetë në këtë njësi, por edhe në shumë të tjera që bëjnë pjesë në bashkinë e Shkodrës.