Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, është i pranishëm në KZAZ numër 41 në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin e votimit.
Në një prononcim për gazetaren Sonila Agostini, ambasadori Bergner i bëri thirrje qytetarëve që dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.
Ai përmendi votën e diasporës dhe votimin dhe numërimin elektronik si përparime në këto zgjedhje. Ambasadori theksoi se Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve, në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Dua të përgëzoj shqiptarët për këtë ditë të veçantë. E drejta për të votuar nuk mund të merret për e mirëqenë dhe ne në Gjemani, pas përfundimit të luftës e dimë një gjë të tillë. Një votim i pavarur sot është një moment për të festuar. Dy gjera që doja të përmendja që janë për t’u përgëzuar këtu në Shqipëri është vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik, ky është përparim. Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ky është një moment i mirë për të inkurajuar qytetarët që të përdorin të drejtën për të votuar dhe të votojnë”, u shpreh ambasadori.
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar sot në qendrën e votimit nr.…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali pasi ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që të respektojnë…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka nisur sot një transmetim maratonë që prej orës 07:00 të…
Procesi zgjedhor i sivjetëm po shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, të cilët luajnë një…
Me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në më shumë se 5 mijë qendra votimi në të…
This website uses cookies.