Ambasada  e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

Rubio

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë sot mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Në deklaratën e tij, Rubio,  thekson se “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.

Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është alarmante, thekson ai, ku me mbi 220 vdekje nga mbidozat çdo ditë në 2024, duke e bërë shkakun kryesor të vdekjeve te amerikanët 18-44 vjeç.

Për t’u përballur me këtë krizë, sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi se urdhrii i ri, të shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë,  do të ndalohen të hyjnë në SHBA.

Ky veprim, sipas tij, synon jo vetëm ndalimin e hyrjes së tyre, por edhe pengimin e aktivitetit të mëtejshëm kriminal.

Departamenti i Shtetit thekson se do të përdorë të gjitha mjetet për të ndaluar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që kërcënojnë jetën e qytetarëve amerikanë.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio:

Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e paprecedent, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët nga mosha 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 përqind e amerikanëve raportohen se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara patën mesatarisht mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë. Sot, po njoftoj një politikë të re kufizimi të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë, e cila do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe biznesorë të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për vendosjen e sanksioneve ndaj personave të huaj të përfshirë në tregtinë globale të paligjshme të drogës (U.E. 14059).

Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas U.E. 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe biznesorë, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë edhe si një masë parandaluese kundër vazhdimit të aktiviteteve të paligjshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.