Aleksander Moisiu
Më 23 mars 1935 ndërroi jetë aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.
Në skenën gjermanishtfolëse, do të mishëronte mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e “Burgtheatër”.
Në vijim, u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.
Pjesë e repertorit të tij interpretues qenë edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland”), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Moisiu do mund të depërtonte edhe në zhanrin e kinematografisë, ku përgjatë 1910-1935, mori pjesë në 10 produksione filmash, 8 prej të cilëve ishin pa zë.
Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arbëresheje, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi t’ia plotësonte vullnetin e tij të fundit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dokumente ku paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij, foto nga rolet e luajtura dhe dokumenti i akordimit të shtetësisë.
Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…
Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…
Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…
Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…
Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…
This website uses cookies.