Alcaraz me ide të qarta: Dua Australian Open, është objektivi kryesor i sezonit!

Alcaraz sobre Ferrero: "Era un capítulo de mi vida que tenía que terminar"

Carlos Alcaraz habló este viernes en Melbourne por primera vez de la ruptura profesional con su entrenador Juan Carlos Ferrero, con quien trabajó durante siete años, y dijo durante una conferencia de prensa que se trató de una "decisión mutua" y que se trataba de "un capítulo que tenía que terminar". EFE/EPA/JOEL CARRETT (EDITORIAL USE ONLY AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT)

Numrit 1 i mungon vetëm Melbourne për të kompletuar Slam-in e karrierës. Spanjolli zbulon dhe tatuazhin që do të bëjë nëse fiton turneun.

Carlos Alcaraz nuk e humb kurrë buzëqeshjen. Numri 1 i botës do të debutojë në “Melbourne Park” të dielën, kundër Adam Walton. Në konferencën për shtyp spanjolli ka folur për turneun australian, objektivat e sezonit dhe ndarjen me Juan Carlos Ferrero.

“Juan Carlos dhe unë morëm këtë vendim. Në jetë ka kapituj që nduhen mbyllur dhe mendoj se ky ishte momenti i duhur. Kam besim të plotë te skuadra, stërvitja ka shkuar shbumë mirë. Ndihem shumë mirë dhe mezi pres ta filloj këtë turne.

Besoj se të fitoj trofeun në Australi do të ishte arritja ime më e madhe për këtë vit. Është turneu i parë dhe objektivi im kryesor. Do të jetë mjaft interesante të shoh rezultatet e asaj që kam bërë. Jam i uritur, mezi pres ta fitoj këtë trofe”, – ka thënë Alcaraz.

Tenisti spanjoll është shprehur se e ka menduar se çfarë tatuazhi do të bëjë, nëse fiton. “Do të bëj një kangur. Me shumë mundësi do ta bëj në pulpë”, – u shpreh Alvaraz, pa dashur të fshehë asgjë.