AKU monitorim për sigurinë ushqimore , Haderi: Në fokus bizneset pranë shkollave, paralajmërime subjekteve! 

aku monitorim sig

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në muajin tetor ka pasur në fokus kontrollet në subjektet tregtare pranë të gjitha shkollave me synim sigurinë ushqimore.

Titullari i këtij institucioni, Ramir Haderi thotë se të gjitha subjekteve që operojnë pranë shkollave u janë lënë paralajmërime për të zbatuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Një lajm i mirë është edhe rehabilitimi i Markatës së mishit, një investim i Bashkisë Shkodër,  i cili sipas Haderit do të shërbejë për të përmirësuar kushtet e tregtimit sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve.

Në qarkun e Shkodrës janë ngritur  6 grupe kontrolli,  të cilat do të shtrihen në të gjitha bashkitë.