Aktiviteti i parë akademik për vitin 2026 / Studentët e nivelit Master të UNISHK sjellin qasje dhe interpretime të reja historike
Konferenca studentore “Çështje të historisë së Shqipërisë: qasje dhe interpretime” ishte aktiviteti i parë akademik për vitin 2026, organizuar nga Përgjegjësja e Departamentit të Historisë, të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Bendis Kraja.
Konferenca pati në fokus punimet kërkimore me qasje dhe interpretime të ndryshme mbi tema të historisë së Shqipërisë nga studentët e nivelit Master.
Kraja thekson se historia ka nevojë të rishikohet vazhdimisht përmes qasjeve të reja dhe interpretimit kritik
E pranishme ishte edhe zëvendësrektorja Blerta Dragusha, e cila vlerësoi angazhimin e studentëve në kërkimin shkencor dhe interpretimin kritik të historisë shqiptare. Konferenca shërbeu si një hapësirë e rëndësishme reflektimi mbi etapat historike të vendit tonë.

