Aktivitet kombëtar alpinizmi – 170 sportistë, por edhe turistë të huaj për dy ditë ishin në Shkodër dhe Bogë

aktivitet aplpinizmi

Federada Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në Shkodër dhe Bogë organizuan aktivitetin kombëtar 2 ditor.

Në këtë aktivitet morën pjesë 170 sportistë me ekipe nga Shkodra, Elbasani, Tirana, Vlora, Puka, Berati, Përmeti, Korça e të tjerë.

 Qëllimi i aktivitetit e organizuar nga Federatat ishte promovimi sportit të alpinizmit dhe promovimi I resurseve të turizmit malor. Sfida e 179 alpinistëve ishte ngjitja në dy majat Binjake të Thethit ku 3 grupe mbërritën në destinacion me sukses.

Gjithashtu dhe për pjesmarrësit ngjitja në malet e thepisura të Thethit mbetet një ndër eksperiencat e tyre më të bukura, serioziteti dhe disiplina e Federadës e kreu këtë udhëtim të sigurt dhe argëtues.

Në grup nuk munguan as turistë të huaj që tashmë janë rëgjistruar në Federadën e Alpinizmit për të eksploruar malet shqiptare.

Për ta, të vizitosh Shqipërinë mbetet një ndër eksperiencat e tyre më të bukura, pasi ndjehen të mahnitur nga bukuritë natyrore.

Federata Shqiptare e Alpinistëve në bashkëpunim me Agjencine e Turizmit, çdo fundjavë organizojë aktivitete të shumta sa i përket eksplorimit të zonave malore.

 Kohët e fundit vërehet një shtim i qytetarëve që duan të jenë pjesë e aktiviteteve alpine, pasi ata eksplorojnë destinacionet turistike duke u njohur me kulturat e vecanta krahinore shqiptare.