Aksioni për lirimin e hapësirave publike / Strukturat e Bashkisë Shkodër janë perqendruar këtë të mërkurë në rrugën “Studenti”
Ka vijuar edhe sot aksioni i strukturave të Bashkisë Shkodër, për lirimin e hapësirave publike në qytet.
Puna është përqendruar këtë të mërkurë në rrugën “Studenti”, nga sheshi i Parrucës, në drejtim të sheshit “2 prilli”.
Aty ku bizneset nuk i kanë çmontuar vetë strukturat brenda afatit 5 ditor, strukturat e Bashkisë Shkodër, me mjetet e tyre, kanë ndërhyrë në lirimin e hapësirave.
Aksioni i Bashkisë Shkodër, i përqendruar aktualisht në rrugët kryesore dhe më të frekuentuara të qytetit, do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapësirave.
Më pas, parashikohet që aksioni të vijojë edhe në sheshet e brendshme të blloqeve të banimit.
