Aksioni për lirimin e hapësirave publike / Kjo javë ka nisur me pastrimin e pedonales “28 Nëntori”

aksioni te kinezi

Këtë të hënë, aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës ka nisur në pedonalen “28 Nëntori”.

Fillimisht, janë liruar hapësirat e zëna nga shtesat tek vendi i quajtur “Pallati I Kinezëve”, për të vijuar në drejtim të qendrës së qytetit, tek Posta Qendrore.

Nuk ka patur rezistencë apo kundërshti nga pronarët e lokaleve, ndërsa fadromat e Bashkisë Shkodër lironin hapësirat publike.