Aksioni për hapësirat publike / Rama: Të harmonizohen interesat e të dyja palëve biznesit dhe qytetarëve
Kryeministri Rama është rikthyer në Vlorë, pas ultimatumit të dhënë për lirimin e hapësirave publike.
Në takim me drejtuesit lokalë si dhe deputetë të pushtetit vendor Rama tha se aksioni nuk ka për synim ndëshkimin e subjekteve tregtare, por krijimin e nje bashkëjetese ku respektohet interesi i qytetarëve.
“Zaptimi i trotuareve konsiderohet i papranueshëm, pasi ato janë të dedikuara ekskluzivisht për këmbësorët.
Në këtë kuadër, të gjitha njësitë e shërbimit përgjatë Lungomares do të rikonceptohen me një dizajn të ri, që respekton nevojat e bizneseve, por pa cënuar interesin publik. Kjo qasje do të shtrihet në çdo rrugë të qytetit ku hapësirat publike janë uzurpuar, duke ndërhyrë me të njëjtin standard ligjshmërie dhe qëllim përmirësimi të cilësisë së jetës urbane”,- u shpreh Rama
Pas konfirmimit zyrtar të dorëheqjeve, Bashkia e Vlorës, pritet të hapë garën për drejtues të rinj në rrugëtimin për reformimin administrativ të qytetit
“Kjo lëvizje është parë si e nevojshme për të hapur rrugën e një reformimi të thellë administrativ, ku përkushtimi dhe efikasiteti janë thelbësorë.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen këtyre individëve t’u ofrohen role të tjera, në përputhje me aftësitë dhe eksperiencën e tyre”,- theksoi Rama.
Ky ristrukturim, siç u shpreh kryeministri, nuk do të ndodhë vetëm në Bashki , por edhe në degën socialiste të Vlorës.
Pas takimit që zgjati rreth një orë, kreu i qeverisë monitoroi lirimin e hapësirave në lagjen ‘Muradie’
